“Të përkushtuar ndaj shëndetit tuaj”

— SALUS

Shërbimi i Urologjisë

Njësia Operative e Urologjisë merret me diagnostikimin dhe kurimin e gjithë patologjive që prekin aparatin urogjenital, pra veshkat, ureterët, fshikëzën, prostatën dhe organet gjenitale mashkullore të jashtme. Bën pjesë në të, si degë shtesë e saj, edhe andrologjia e cila analizon shkaqet e infertilitetit dhe të deficitit erektil.
Njësia Operative e Urologjisë në Salus është një strukturë në gjendje t’i ofrojë pacientit një procedurë të plotë që nis me vizitën e thjeshtë diagnostikuese për trajtimin e mundshëm kirurgjikal, deri në rikuperimin e tij pas operacionit. Ndërhyrjet kirurgjikale kryhen kryesisht me teknika laparoskopike apo endoskopike edhe në rastin e patologjive onkologjike (prostatektomi radikale me video laparoskopi, nefrektomi radikale me video laparoskopi) dhe për trajtimin e kalkulozës me metodë perkutane apo endoskopisë ureterale duke përdorur lazerin.
Struktura disponon pajisje në avangardë për diagnostikimin e duhur dhe efikas të patologjive urologjike dhe për kryerjen e endoskopive diagnostikuese dhe trajtuese.

Fushat me të cilat merret Urologjia janë:

Teknikat e përdorura nga kirurgët tanë janë në avangardë falë edhe kualifikimit të vazhduar të mjekëve që marrin pjesë vazhdimisht, si dëgjues dhe relatorë, në kurse dhe kongrese ndërkombëtare.

Informacione të rëndësishme për Urologjinë

KIRURGJIA ONKOLOGJIKE

  • Tumor malinj i prostatës
  • Tumor malinj renal (apo i veshkës)
  • Tumor malinj vezikal (apo i fshikëzës urinare)
  • Tumor malinj i testikulit
  • Tumor malinj i penisit

Ndër metodat e përdorura një vend me rëndësi zënë teknikat laparoskopike.

Njësia Operative e Urologjisë bashkëpunon me Njësinë Operative të Mjekësisë së Përgjithshme për kimioterapinë paraprake dhe/ose post-operatore për sëmundje tumorale duke përdorur protokollet më të përparuara terapeutike ndërkombëtare dhe nën mbikëqyrjen e onkologëve italianë.

KIRURGJIA LAPAROSKOPIKE E VESHKËS

  • Zbrazje dhe rezeksion i cistit renal
  • Heqje me sondë perkutane e kalkulozës renale (apo gurëve në veshka)
  • Heqje subtotale (vetem e tumorit) apo totale e veshkës për shkak të tumorit
  • Hidronefrozë (veshkë e fryrë sepse nuk shkarkon rregullisht urinën)

KIRURGJI E URETRËS

  • Heqje me sondë ureteroskopike dhe lazer i kalkulozës (gurëve) në ureter (duke përdorur rrugën urinare natyrale pa prerje)
  • Heqje e një pjese të ureterit
  • Riparim i fistulave dhe lezioneve në ureter
  • Rivendosje e ureterit në fshikëzën e urinës
  • Pozicionim endoskopik i stent ureteral (DJ, MJ)

KIRURGJI E FSHIKËZËS SË URINËS

  • Heqje endoskopike dhe kirurgjikale e kalkulozës (apo) gurëve në fshikëzën e urinës (duke përdorur rrugën urinare natyrale pa prerje).
  • Heqje endoskopike e tumorit sipërfaqësor të fshikëzës së urinës (duke përdorur rrugën urinare natyrale pa prerje) dhe trajtim me kimioterapi lokale.
  • Heqje totale e fshikëzës së urinës për shkak të tumorit të thellë
  • Heqje apo incizion endoskopik i divertikulit vezikal
  • Riparim i fistulave dhe lezioneve të fshikëzës së urinës

KIRURGJIA E URETRËS

  • Korrigjim i ngushtimeve të uretrës apo fistulave të uretrës pas traumave nga aksidente rrugore apo infeksione të uretrës (në endoskopi me lazer pa prerje apo me kirurgji të hapur)
  • Korrigjim i inkontinencës tek gratë

KIRURGJIA E PROSTATËS

  • Biopsi e prostatës
  • Tumor i prostatës me laparoskopi
  • Hipertrofi (fryrje beninje) e prostatës me endoskopi (pa prerje, duke hyrë me sondë nga rruga urinare natyrale)

KIRURGJI E APARATIT GJENITAL MASHKULLOR

  • Varikocelë me ose pa laparoskopi
  • Kriptorkidizëm (testikuj që nuk ndodhen në vendin natyral të tyre ne skrotum, por në kanalin inguinal ose abdomen)
  • Heqje e tumorit të testikujve
  • Hidrocel (mbledhje lengu rrotull testikulit)
  • Fimozë
  • Kurbaturë penisi (harkim i penisit)

NDËRHYRJE TË UROLOGJISË PEDIATRIKE

  • Refluks urinar
  • Ndërhyrje endoskopike (pa prerje) e ureterocelit dhe valvulave të uretrës posteriore
  • Pieloplastikë per Hidronefrozë (me teknikë laparoskopike apo me kirurgji të hapur)
  • Hipospadi e uretrës
  • Ndërhyrje kirurgjikale për penis të vogël

Mjekët

+355 4 2390500

NA TELEFONONI

← Lajme     Shërbime →