“Të përkushtuar ndaj shëndetit tuaj”

— SALUS

Shërbimi i Radiologjisë

Shërbimi i Radiologjisë, në bashkëpunim me Repartet e tjera Operative të Spitalit, është një strukturë që i ofron pacientëve diagnostikime të sakta dhe të sigurta, nëpërmjet kryerjes së ekzaminimeve të Imazherisë konvencionale, Ekografisë së përgjithshme dhe specialistike, CT (Skaner) dhe Rezonancë Magnetike.

Diagnostikimi kryhet nga personeli mjeksor italian i specializuar në radiologji diagnostike, i pranishëm në vend ose nëpërmjet një sistemi refertimi në distancë.

Shërbimi disponon të gjitha aparaturat kryesore të diagnostikimit modern të imazheve: X-Ray dixhitale, Ekografi, CT multislice, RM 1,5 Tesla, përveç një dhome refertimi me monitor me rizolucion të lartë.
Dokumentacioni ikonografik u jepet pacientwve me film osë në CD. Referti (pershkrimi i ekzaminimit) origjinal në gjuhën italiane dhe qё u përkthehet në gjuhën shqipe.

Shërbimet që spitali ynë ofron:

Informacione të rëndësishme për Radiologjinë

Shërbimet që kryhen:

Imazheria konvencionale

  • Toraksi
  • Abdomeni
  • Segmentet skeletikë

Ekografia

  • Indet e buta (kutane, subkutane, tendinat, muskujt dhe artikulacionet)
  • Mamela (ekografi e gjirit)
  • Qafa (linfonodujt, gjendrat e pështymës dhe gjendratiroide, vazat e gjakut, etj)
  • Abdomeni superior dhe inferior

CT (Skaner) multi slice (pa dhe me kontrast)

  • Encefali (truri)
  • Kockat petroze dhe mastoide
  • Maksilo facial
  • Artikulacionet temporo-mandibulare
  • Dentaskan
  • Qafa
  • Toraksi
  • Abdomeni superior dhe inferior
  • Baçini dhe shtylla kurrizore
  • Segmentet skeletike dhe artikulacionet
  • Angioskaner CTA

Rezonanca Magnetike (pa dhe me kontrast)

  • Truri
  • Shtylla kurrizore
  • Baçini
  • Artikulacionet dhe segmentët skeletikw
  • Muskujt
  • Abdomeni dhe baçini

Shërbimi i Radiologjisë vepron në sektorët e mëposhtëm:

Neuroradiologjia

Merret me patologjitë e truritdhetështyllës, tënatyrëstraumatike, degjenerative, vaskulare, inflamatore, kongenitaleosetumorale, përmespërdorimittëaparaturaveqëkryejnëekzaminimengaX-Ray,nëCT (Skaner)dhe RM.

Patologjia e Kokës dhe qafës

Fushë me interes të veçantë, si përsa i përket patologjisë së tipit otorinolaringologjik: veshit, maksilofaciale, rino-oro – hipofaringudhelaringu, në vacant në vlerësimin e patologjisë inflamatore dhe tumorale, e ekzaminuar më parë me Ekografi, CT (Skaner)dhe RM, si përsa i përket patologjisë dentare me pёrdorimin e Skaner-it me program të dedikuar Dentaskan, në bashkëpunim të ngushtë me repartet operative të otorinolaringologjisë dhe odontostomatologjisë.

Aparati muskoloskeletik

Ekazminim i kryer nëpërmjet X-Ray, EKO, CT (Skaner) dhe RM, kryesisht në patologjitë traumatike, degjenerativo-artrozike, inflamatore dhe tumorale.

Ka rëndësi të veçantë në këtë fushë RM sepse është në gjendje të evidentojë lezionet në struktura artikulare, muskolo-tendinoze dhe të legamentit të padallueshёm plotësisht me ekzaminime të tjera dhe gjithashtu nuk ekspozon pacientin ndaj rrezatimeve jonizuese, konsiderim i një domethënieje të rëndësishme për subjektet e moshës së re dhe femra në moshë riprodhimi.

Patologjia e toraksit dhe e abdomenit

Ekzaminim i kryer nëpërmjet X-Ray, EKO, CT (Skaner) dhe RM.

RM, dhe nëmënyrë të veçantë CT, luajnë një rol shumë të rëndësishëm në diagnostikimin diferencial të patologjisë tumorale; ashtu si Ekografia konsiderohet si hapi i pare fundamental në lidhje me dhembjen abdominale, vlerësimi i së cilës kryhet në bashkëpunim të ngushtë me njësinë operative të gastroenterologjisë.

Studimi i toraksit me aparaturën CT multislice, wshtw gjithashtu një mjet efikas parandalimi dhe ekzaminimi i patologjisë tumorale, mbi të gjitha në subjektet duhanpirës.

Mjekët

+355 4 2390500

NA TELEFONONI

← Lajme     Shërbime →