“Të përkushtuar ndaj shëndetit tuaj”

— SALUS

Shërbimi i Otorinolaringologjisë

Njësia Operative e Otorinolaringologjisëështë në gjendje t’i ofrojë Pacientit njëtrajtim të plotëshendetesor që perfshin diagnostikimin, trajtimin terapeutik dhe kirurgjikal, hospitalizimin per sa dite eshte e nevojshme si dhe ndjekjen post-operatore. Falë një stafi mjekësor të specializuar që prej disa dekadash ajomerret me patologji të zonës së kokësdhe qafës, me konkretisht në kurimin e patologjive tumorale të këtyre zonave, por edhe në kirurgjinë mini invazive endoskopike nazosinuzale për kurimin e sinuziteve dhe të vështirësive në frymëmarrje, në kirurgjinë e veshit, në kirurgjinë e laringut, në kirurgjinë estetike të hundës dhe veshit, në kirurgjinë e gjëndrave të pështymës dhe tiroides.

Teknikat e përdorura nga kirurgët tanë janë në avangardë falë edhe kualifikimit të vazhduar të mjekëve, të cilët marrin vazhdimisht pjesë si dëgjues dhe si relatorënë kurse dhe kongrese ndërkombëtare.

Teknikat e përdorura nga kirurgët tanë janë:

Informacione të rëndësishme për Otorinolaringologjinë

Struktura disponon pajisje dhe aparatura te fjales se fundit për përcaktimin e sakte te diagnozës për patologji të fushes otorinolaringologjike sidhe për kryerjen e endoskopive diagnostikuese dhe operative.

KIRURGJIA ONKOLOGJIKE

  • Tumor malinj i hundës dhe hapësirave paranazale
  • Tumor malinj i faringut
  • Tumor malinj i laringut
  • Tumor malinj i veshit
  • Tumor malinj i gjëndrave të pështymës
  • Tumor malinj i qafës
  • Tumor malinj i tiroides
  • Tumor malinj i paratiroides
  • Tumor malinj i gjendres parotis

Njësia Operative e Otorinolaringologjisë bashkëpunon me Njësinë Operative të Mjekësisë së Përgjithshme për kimioterapinë paraprake dhe/ose post-operatore për patologji tumorale për të cilat përdoren protokollet terapeutike ndërkombëtare më të përparuara dhe nën mbikëqyrjen e onkologëve italianë.

KIRURGJIA E HUNDËS

  • Tumore beninje
  • Sinuzite
  • Polipozë
  • Hipertrofi e turbinatëve
  • Adenoide (‘mish i huaj’)
  • Malformacione estetike dhe funksionale të hundës

KIRURGJIA E VESHIT

  • Otit i mesëm kronik i thjeshtë dhe kolesteatomatoz
  • Shpim i timpanit
  • Otoskleroza
  • Marrje mendsh
  • Akufene (zhurma ne vesh)
  • Patologji labirinti

KIRURGJIA E FARINGUT

  • Bajame
  • Fibropapilomë
  • Anomali të qiellzës së butë
  • Studim i patologjisë së gjumit (si gërhitje apo apne nate)

KIRURGJI E LARINGUT

  • Noduse, polipe dhe ciste të kordave vokale
  • Stenoza të laringut
  • Paralizë e kordave vokale

KIRURGJI E TIROIDES

  • Heqje subtotale e tiroides (hemitiroidektomi)
  • Heqje totale e tiroides (tiroidektomi totale)

KIRURGJI E GJËNDRËS NËNNOFULLORE DHE E GJËNDRËS SË PAROTIDIT

  • Infiamacion i gjëndrave të pështymës
  • Kalkulozë e pështymës
  • Tumore beninje

Mjekët

Përgjegjës: Dr. Andrea Palmieri

Mjek të tjerë: Dr. Mirjan Mucka, Dr. Massimo Spanio, Dr. Alessandro Varini, Dr. Francesco Oriolo.

← Lajme     Shërbime →