Ortopedi
Departamenti i Ortopedisë në Spitalin Salus merret me diagnostikimin dhe kurimin e patologjive të aparatit osteo-artikular (loko-motor) duke iu referuar veçanërisht trajtimit kirurgjikal të sëmundjeve artikulare degjenerative dhe traumatike. Salus disponon pajisje dhe aparatura bashkëkohore për një diagnostikim të drejtë dhe efikas të patologjive ortopedike dhe për kryerjen e metodave endoskopive diagnostikuese dhe operative.
Patologjite e trajtuara:
- Kirurgjia e gjurit
- Kirurgji protezike
- Kirurgji e shpatullës
- Kirurgjia e këmbës
- Kirurgjia e dorës
Llojet e kirurgjive:
- Rikonstruksion i ligamentit të kryqëzuar të përparmë LCA
- Menisektomi
- Qepje menisku
- Patologji të lëngut sinovial
- Patologji të kërcit përmes mikroperformimeve dhe kondroabrazioneve (ndërhyrje për riparimin e kartilagove)
- Artroprotezë kërdhokullës (protezë e artikulacionit kokso-femoral)
- Artroprotezë e gjurit (protezë totale dhe monokompartimentale)
- Rishikim i impianteve protezike të kërdhokulës (kokso-femoral) dhe gjurit
- Vendosje e impianteve të protezave rikonstruktive (revizion proteze) në rast të patologjive tumorale të kërdhokulës dhe gjurit
- Protezim i Frakturave të qafës së femurit (Raste Traumatologjike)
- Osteotomi e tibias
- Protezë e shpatullës (totale apo e pjesshme)
- Protezë e kyçit të këmbës (kaviljes)
- Patologji degjenerative e kufjes së rotatorëve
- Instabilitet i shpatullës (luksacion habitual i kokës së humerit dhe instabilitete të tjera)
- Halux Valgus
- Sindroma të dhimbjeve të metatarseve
- Trauma e tabanit
- Këmba e sheshtë në moshën pediatrike (Dystaban)
- Gishta çekiç
- Sëmundja Dupuytren
- Deformime të gishtave të lindura dhe të fituara me kalimin e kohës
- Sindroma e tunelit tarsal
- Kirurgjia e këmbës kryhet duke përdorur teknika mini invazive
- Patologji të kërcit post-traumatike apo degjenerative të kyçit të këmbës
- Kirurgjia e kyçit të këmbës kryhet duke përdorur teknika artroskopike
- Kirurgjia e dorës dhe e krahut
- Patologji degjenerative të kockave dhe artikulacioneve të dorës dhe kyçit (rizoartrozë, deformim me origjinë artrozike dhe reumatizmale, etj).
- Kirurgji e shtypjes së Sistemit Nervor Periferik (sindroma e tunelit karpal, shtypje e Nervit ulnar në bërryl dhe në kanalin e Guyon-it).
- Patologji infiamatore dhe degjenerative të aparatit loko-motor