icon-white-3

“Të përkushtuar ndaj shëndetit tuaj”

— SALUS

Shërbimi i Neurologjisë

Njësia Neurologjike i ofron pacientit një proces diagnostikues dhe terapeutik tërësor për të gjitha pathologjitë e Sistemit Nervor Qëndror dhe të atij Periferik.

Përqasja me pazientin nis me një amnezë të kujdesshme, më vlerësimin e shqetësimeve neuroligjike të shfaqura, objektiviteten neurologjik dhe me një hipotezë diagnostike. Në shumë raste kur kemi një diagnostifikim të saktë, më parë do të limtohemi eskluzivisht në saktësimin terapeutik: ky është shumë i rëndësishëm në ato patologji ( Sëmundja e parkinsonit, epilepsia) tek të cilat mbas disa vitesh terapia fillestare nuk rezulton më të jetë e përshtatshme, si për dozimin, ashtu edhe për tipin e mjekimit të dhënë

Në njësinë e Neurologjisë proçesi diagnostikues përfshinë:

  1. Elektromiografinë (EMG)
  2. Elektroneurografinë (ENG)
  3. Potencialet e Stimuluara Somastensore (PSS )
  4. elektrokardiograma e sforcimit

Informacione të rëndësishme për Neurologjinë

Patologjitë kryesore të trajtueshme janë:

  • Sëmundja e Parkinsonit
  • Epilepsitë
  • Cefalea dhe migrena
  • Sëmundje me dëmtim të Myelin-s (Sklerozë multilpla)
  • Patologji të eneve të gjakut dhe degjeneruese të Sistemit Nervor Qëndror
  • Patologji të sistemit nervor periferik ( neuropati, sindroma të intrappolamento, radikulopati)
  • Sindroma vertigo jo kompetence e otoringolaringologjise
  • Patologjitë e gjumit ( pagjumësia, këmbë të cilat nuk arrijnë të qetësohen) dhe patologjitë psiqiatrike ( neuroza anksioze, sindroma anksioze depresive)

Kontakti i vazhdueshëm mes Njësise së Radiologjisë, me disponibilitetin e TAC e Rezonancës magnetike dhe Njësisë së Neurokirurgjisë na lejon të kurojmë shumë patologji neurologjikë, të cilat kërkojnë si një diagnostikim të detajuar, ashtu si edhe një trajtim kirugjikal.

Gjithashtu, Laboratori i analizave është i pajisur për marrjen e mostrave të gjakut,  si për përcaktimin e medikamenteve dhe dozimin e tyre ( në vecanti për antiepileptikët) , si për kërkime më komplekse ( kërkime për antikorpe të përcaktuar, kërkime gjenetike, etj..)

Në  njësinë e Neurologjisë proçesi diagnostikues përfshinë:

EMG është një metodë që na lejon të studiojmë sistemin nervor periferik nga pikëpamja funksionale dhe është vazhdimi i vizitës neurologjike klinike. Studimi eletromiografik kryhet në dy faza: Elektroneurografia ( ENG) dhe Elektromiografia: këto janë dy teknika plotësuese dhe në përgjithësi kryhen njëkohësisht.

ENG-ja (Elekroneurografia) përbën studimin e parametrave neurofiziologjik të konduksionit (transmetimit) nervor dhe mat aftësinë për të transmetuar impulse nervore. Mund të matet konduksioni i nervave motore dhe sensitive.

ENG-ja gjen një aplikim të nevojshëm në të gjitha format e defiçitit periferik të fuqisë dhe të sensibilitetit, si pasojë e interesimit të një nervi, pleksusit, dhe rrënjës sw nervit, ose si pasojë e interesimit të nervit, në mënyrë difuse dhe sistematike, siç ndodh tek polineuropatitë. ENG-ja gjen aplikim në të gjitha patologjitë ortopedike, që shkaktojnë bllokime konduksioni, apo evente kompresive o traumatike të nervit:

  • Radikulopati spondolozike
  • Hernie diskale me një impenjim intraforminal
  • Sindroma e cauda equina.
  • Plesopati si sindromë e hyrjes toraike. Intrapolime sindromë e tunelit karpal

EMG-ja është studimi i aktivitetit elektrik të një muskuli të veçantë, studion pllakën neuromuskulare, nervin dhe rrënjën motorike.

EMGja gjen aplikim:

  • Në diagnostikimin e diferencuar të dëmtimit neurologjik të nervit, apo dëmtimin miogjenik tw muskulit të dëmtuar dhe pllakës neuromuskulare. Lejon identifikimin e shkakut të një atrofie muskulare, duke bërë dallimin mes dëmtimit primar të muskulit, nga ai dytësor i nervit ( apo rrënjës). Lejon gjithashtu dallimin midis defiçitit të forcës sekondare  të një miopatie i shkaktuar nga një patologji e pllakës neuromuskulare (Miastenia).
  • Në patologjinë e motoneuroneve inferiore (spinale e bulbare, si në rastin e  Sklerozës Laterale Amiotrofike, ecc.)
  • Në patologjinë aksionale, si mjet i kompletuar i ENG-së (radikulopati spondilogjene, neuropati aksonali, neuropati traumatike o kompresive, ecc.)
  • Në përcaktimin e kompromentit funksional të nervit: nga neuroaprazitë, tek aksonotmezitë deri tek format më të rënda të neurotmezis, në të cilën kemi shkëputjen e plotë të nervit me  largimin e anëve të tij.
  • Në patologjitë e muskujve (miopatitë, në distrofinë muskulare, polimiozitin, miotonitë) apo të pllakës neuromuskulore (miastenia gravis dhe sindroma e Lambert-Eaton).

ENG

Është studimi  i potencialeve të evokuara nga stimulimi elektrik i nervave periferik, si motorik, ashtu dhe sensitiv. Jepen impulse të vogla elektrike nëpërmjet stimuluesve sipërfaqësor. Potencialet regjistrohen në sipërfaqe nga nerva të ndryshëm nëpërmjet elektrodave të  formave të ndryshme. Llogariten më pas automatikisht parametrat e potencialeve të përftuara: amplituda, shpejtësia përçueshmërisë, përgjigjet, reflekset dhe gjëndja latente (e heshtur). Amplituda e përgjigjes së përftuar matet me milli dhe mikron volt, në raport me sasinë e fibrave nervore të përfshirë, kurse shpejtësia e transmetimit të impulsit (shpejtësia e përcueshmërisë) e matur me metra në sekondë, është në raport me integritetin  guainës (veshjes) mielinike.

EMG

Analizohen potencialet të cilat gjenerohen për shkak të traktimit të fibrave muskulare. Përdoret një elktrodë për regjistrimin me gjilpërë, me një diametër të vogël, steril dhe një përdorimësh i cili futet në muskuj për të bërë ezaminimin për të gjithë kohën e nevojshme. Teknika e përdorur është minimalisht invazive dhe pak e dhimbshme. Vlerësohet  aktiviteti elektrik i gjeneruar prej gjipërës, aktiviteti qetësues, morfologjia e potencialit të Njësisë motorike të aktivizuar prej një kontraktimi të lehtë të muskulit, si dhe rekrutimi i njësisë motorike në një sforcim maksimal.

PSS

Janë përgjigjet e përfituara në palcën e kurrizit dhe në regjonet celebrale parietale, prej stimujve elektrik të nervave periferik të cilat përçojnë një mesazh të tipit sensitiv.

PSS përfitohen duke stimuluar një nerv periferik (zakonisht nervin qëndror në puls dhe atë tibial në kavilje) dhe regjistrohen valët e përftuara në sistemin qëndror dhe në palcën e kurrizit.

Analiza e PSS prania e tyre, amplituda e përgjigjes, koha e shfaqjes së valëve prej stimulit periferik, na lejojnë të vlerësojmë integritetin e rrugëve qëndrore në shumë sëmundje neurologjike ( mielopati kompresive nga hernie diskale apo dëmtimit të nervit, mieliti, skleroza multipla dhe sëmundje degjeneruese të sistemit nervor qëndror).

Si elektromiografia/elektroneurografia dhe PSS janë metoda jo invazive, pak të bezdisshme, absolutisht të apikueshme tek të gjithë pacientët; përdoren elektroda sipërfaqeje dhe age një përdorimshme; nuk injektohet asnjë substancë dhe fuqia e rrymës për përvetësimin e përgjigjeve është fare pak e perceptueshme. Analiza e sinjaleve kryhet automatikisht nga kompjuteri dhe përgjigjet e analizave neurofiziologjike në përgjithësi i dorëzohen pacientit mbas përfundimit të ekzaminimit.

Mjekët

+355 4 2390500

NA TELEFONONI

← Lajme     Sherbimet→