“Të përkushtuar ndaj shëndetit tuaj”

— SALUS

Shërbimi i Neurokirurgjisë

Njësia e neurokirurgjisë i ofron pacientit një rrugë diagnostikimi dhe terapeutike të plotë për Neurokirurgjinë spinale dhe të Sistemit Nervor Periferik. Të gjitha ndërhyrjet realizohen sipas teknikave kirurgjike më të azhornuara mini dhe mikro invazive, duke lejuar një hospitalizim të shkurtër dhe një pakësim të shfaqjeve të dhembjeve peri- dhe postoperatore.

Kirurgjia e Sistemit Nervor Periferik prek trajtimet dekompresive të trungut në sindromat kanalikulare bllokuese (si sindroma e tunelit karpal, tarsal ose kubital), trajtimi i dhembjes nga mos tejçimi aferent (mbetje tё dhembshme periferike), të nevralgjisë trigeminale dhe kirurgjia e pleksit brakial, si mos kompresionit (sindrom i daljes sё toraksit), ashtu edhe korrigjuese (lezione traumatike, neoplazi).

Kostoja e çdo ndërhyrjeje llogaritet në bazë të patologjisë së mbartur dhe të kurave të nevojshme. Çmimi i ndërhyrjes përfshin të gjithë aspektet e shtrimit (analiza preoperatore, materiale, medikamente, asistencë, ushim, etj…) pa kosto shtesë.

Informacione të rëndësishme për Neurokirurgjinë

PATOLOGJI TUMORALE TË KOLONËS VERTEBRALE, TË PALCËS DHE TË NERVAVE SPINALE

Patologjitë e mësipërme trajtohen në mikrokirurgji me përdorimin e një mikroskopi operator të gjeneratës së fundit dhe instrumentave të përshtatshëm, që lejojnë realizimin e manovrave kirurgjike të sigurta dhe të tolerueshme, të ndjekura nga impiant stabilizimi i pёrbёr prej titani ose nga protezë e diskut intervertebral.

PATOLOGJITË DISMETABOLIKE

Shёmbjet vertebrale osteoporike ose neoplastike trajtohen nëpërmjet biopsisë dhe vertebroplastikës nёn lёkurё.

Mjekët

+355 4 2390500

NA TELEFONONI

← Lajme     Shërbime →