“Të përkushtuar ndaj shëndetit tuaj”

— SALUS

Shërbimi i Mjeksisë së Përgjithshme

Njësia Operative e Mjekësisë Interne ofron shërbime vizitash dhe shtrimi për të gjitha ato sëmundje që nuk parashikojnë nevojën për një trajtim kirurgjikal, por që mund të trajtohen me terapi farmakologjike në shtëpinë e pacientit ose, për rastet më akute, me shtrim në spital.
Tipari dallues i Mjekut Specialist në Mjekësinë Interne është aftësia e tij për të integruar njohuritë në fusha nga më të ndryshmet me qëllim që të nxjerrë nga historia familjare, fiziologjike dhe nga vizita e pacientit një diagnozë specifike.
Pra, Mjekësia e Përgjithshme merret me:
• Parandalim
• Diagnostikim
• Terapi jo kirurgjikale

Struktura jonë ofron sherbimet si:

Informacione të rëndësishme për Mjeksinë e Përgjithshme

Mjeksia Pergjithshme përfshin për të gjithë organet dhe sistemet “brendshme” si:

  • aparati i frymëmarrjes: Pneumologji
  • aparati kardiovaskular: Kardiologji
  • aparati tretës: Gastroenterologji
  • aparati urinar: Nefrologji
  • gjaku dhe organet hemopojetike: Hematologji
  • sistemi metabolik
  • sistemi endokrin: Endokrinologji

gjithashtu edhe me:

Sëmundjet infektive: Infektivologji

Sëmundjet alergjike dhe imunologjike: Imunologji klinike, Alergologji

Sëmundje të aparatit muskulor-skeletor dhe të indit lidhës: Reumatologji

Tipari dallues i Mjekut Specialist në Mjekësinë eInterneështë aftësia e tij për të integruar njohuritë në fusha nga më të ndryshmet me qëllim  që të nxjerrënga historia familjare, fiziologjike dhe nga vizita e pacientit një diagnozë specifike.

Kontakti specialistik me Mjeksinë Interneështë sigurisht e domosdoshme për patologjitë më të rralla dhe organo-specifike, por shpesh pacienti paraqitet me një simptomë (shqetësim) që mund të varet nga sëmundje që prekin organe të ndryshme (për shembull “dispnea” apo “gulçimi” apo “mungesa e ajrit në frymëmarrje” mund të varet nga një sëmundje e zemrës, ose nga një sëmundje e mushkërive, apo edhe nga një sëmundje e gjakut). Për këtë arsye, në pjesën më të madhe të rasteve, pacienti me një simptomë sëmundjeje gjen një diagnozë dhe një terapi të përshtatshme pas një konsulte me Mjekun Specialist në Mjekësinë Interne. Nëse sëmundja e hasur do të rezultojë pas kryerje së ekzaminimeve të para, se i përket në mënyre të ngushtë një specialiteti, Mjeku Internist e orjenton pacientin te Specialisti i duhur, duke evituar ekzaminime dhe vizita të tjera të tepërta.Ndërsa, nëse patologjia e hasur nuk do kish nevojë për një tjetër vizitë specialisti, pacienti do të marrë këshilla dhe kura për zgjidhjen e sëmundjes.

Me fjalë të tjera, Specialisti i Mjekësisë Interne merret me vlerësimin e problemeve të pacientit në tërësinë e tij, fizike dhe psikike. Ai interpreton shenja dhe simptoma që vijnë nga gjithë organet dhe aparatet për tëvendosur më pas, nëse është e nevojshme, thellimin e kërkimeve me ekzaminime instrumentale të orjentuara drejt problemit apo nëse duhet kërkuar mendimi klinik i specialistit të fushës që, në rastin specifik, është më i informuar mbi problemin.

Eshtë mjeku i përgatitur në mënyrë të posacme për të ngritur dyshimin e parë diagnostik dhe për të vendosur nje terapi të përbërë nga disa barna për sëmundje të ndryshme.Pra, Mjeksia Interne mbështetet në instrumenta terapeutikë “jo kirurgjikale”, duke përdorur, kryesisht, këshilla mbi sjelljen dhe terapi farmakologjike (barna).Në një pjesë tëmadhe të rasteve patologjitë që i takojnë kësaj fushe janë me natyrë “kronike” (për shembull: hipertension arterial, diabet, insuficencë kardiake, dislipidemi (crregullim/rritje e undyrnave) artrit reumatoid, osteoporozë) dhe pacienti që preket prej tyre ka nevojë të ndiqet dhe vizitohet kohë pas kohe për gjithë jetën.

Për këtë arsye Mjeku Internist kthehet në Mjekun e besuar të pacientit, qoftë për faktin se ia njeh gjithë historinë personale dhe atë të shëndetit, ashtu dhe sepse di të trajtojë dhe zgjidhë rast pas rasti sëmundje të tjera që shfaqen gjatë jetës së tij.

Kur duhet t’i drejtohemi Mjekut Internist?

  • Për të marrë një vlerësim të përgjithshëm të gjendjes tonë psikofizike të vetëdijshëm për aftësinë e tij të analizës së organizmit njerëzor në tërësinë e vet dhe për të dhënë një gjykim të përgjithshëm mbi gjendjen normale, apo problemet që duhen kuptuar më thellë.
  • Për të marrë një shpjegim për një simptomë që pacienti mendon se ndikon negativisht cilësinë e tij të jetës.
  • Për të kryer ekzaminime periodike kontrolli (screening) të sëmundjeve për të cilat është e njohur dobia e një qasjeje të tillë: kanceri i kolonit, kanceri i prostatës, kanceri i gjirit.
  • Për të rivlerësuar, kohë pas kohe, përshtatshmërinë e terapive kronike.
  • Për kurimin e më shumë se një sëmundjeje njëkohësisht që kërkojnë skema terapeutike komplekse dhe një njohje të ndërveprimeve dhe efekteve farmakologjike.
  • Për patologji akute “organo-specifike” që kanë nevojë për shtrim dhe kura spitalore.

Pneumologjia

  • Infeksione të rrugëve të frymëmarrjes (bronkopneumoni, pneumoni)
  • Riakutizimi i Bronkopneumonisë kronike obstruktive (SPOK/Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike)
  • Krizë azmatike
  • Insufiçenë respiratore kronike dhe/ose akute me etiologji të ndryshme (emfizemë, sarkoidozë)

Kardiologjia

  • Insuficencë kardiake
  • Hipertension arterial i keqkontrolluar apo dyshim për hipertension arterial dytësor
  • Perikardit

Gastroenterologjia

  • Gastrit dhe ulcër gastroduodenale
  • Sëmundje nga refluksi gastro-ezofageal
  • Sindroma enterike me të vjella dhe diarre
  • Sëmundja e Crohn dhe Rektokoliti ulceroz
  • Hepatit akut
  • Cirrozëhepatike e dekompensuar
  • Kolangjit dhe kolecistit
  • Pankreatit akut
  • Dhimbje abdominale me prejardhje për t’u përcaktuar

Nefrologjia

  • Infeksione të rrugëve të sipërme urinare (pielonefrit)
  • Inkuadrim i kalkulozave të rrugëve urinare
  • Insuficencë renale akute dhe kronike
  • Nefropati dytësore (nga diabet mellitus, nga hipertension, nga vaskulit sistemik)
  • Inkuadrim diagnostikues i crregullimeve urinare (hematuri, proteinuri, sindromënefrotike dhe nefritike)

Hematologjia

  • Anemi me etiologji të ndryshme
  • Inkuadrim i citopenive (leukopeni dhe trombocitopeni)
  • Inkuadrim diagnostikues dhe terapi e sindromave mielodisplastike dhe mieloproliferative
  • Inkuadrim diagnostikues dhe terapi e sindromave limfoproliferative (leucemi limfatike kronike dhe limfoma).
  • Studim i crregullimeve të koagulimit
  • Ndjekja e pacientit në terapi antikoaguluese orale (Sintrom)

Sistemi metabolik dhe endokrinologjia

  • Diabet mellitus(i fshehtë) i dekompensuar dhe komplikacionet e tij
  • Krizë tireotoksike dhe disfunksione të tiroides në përgjithësi
  • Crregullime të ekuilibrit të elektroliteve (sodium, potas, kalcium, fosfor)
  • Crregullime të ekuilibrit acid-bazë
  • Crregullime të sistemit endokrin (sindroma Cushing, Addison, Cohn, etj.,)
  • Osteoporozë dhe komplikacione të saj (fraktura)
  • Humbje peshe për shkaqe të panjohura

Sëmundje infektive

  • Pneumoni
  • Infeksion i rrugëve urinare
  • Infeksione të lëkurës dhe indeve të buta (celulite)
  • Infeksione abdominale që nuk trajtohen me kirurgji
  • Ethe a temperaturë me origjinë të panjohur
  • Hepatit viral
  • Osteomielit

Reumatologjia

  • Komplikacione të sëmundjeve më të zakonshme reumatologjike: artrit reumatoid, sindroma Sjorgen, artrit nga psoriatik
  • Inkuadrim diagnostikues i konjuktiv: lupus, sklerodermi

Inquadramento diagnostico delle connettiviti: lupus, sclerodermia

  • Vaskulit
  • Gutta/ artrit nga hiperuricemia
  • Artrite septike

Onkologjia

  • Inkuadrim diagnostikues dhe stadfikim i neoplazive kryesore solide
  • Shërbimi i kimioterapisë
  • Ndjekje e pacientit onkologjik
  • Terapi paliative dhe faza terminale.

Mjekët

Përgjegjës: Dr. Claudio Massimo De Micheli

Mjek të tjerë: Dr. Eneida Bozaxhiu, Dr. Arjet Gjika, Dr.Ervisa Korbeci, Dr. Juarda Gjonbrataj

← Evente     Departamentet →