“Të përkushtuar ndaj shëndetit tuaj”

— SALUS

Shërbimi i Laboratorit të Analizave

Salus disponon dy laboratorë analizash të pajisur me aparaturat më të fundit, me instrumenta të ndërlidhur me sistemin informativ përmes përdorimit të bar-code për të garantuar sigurinë e refertit përmes identifikimit të plotë të të gjithë proçesit të analizave. Falë një lidhjeje on-line me selinë e laboratorit Salus të Triestes, rezultatet analitike kontrollohen dhe vërtetohen nga Përgjegjësi i laboratorit italian.

Të gjitha aparaturat kryesore janë të ndërlidhura në mënyrë të dyanshme drejtpërdrejtw me sistemin informatik qëndror. Drejtimi i laboratorit bën kontrollin e përditshëm të cilësisë së brendshme për të siguruar kushtet e vlefshmërisë së instrumentave, të reagentëve të përdorur për të garantuar një rezultat sa më korrekt të analizave.Garantohet një cilësi diagnostikimi konform standardeve evropiane.

I gjithë personeli i laboratorit është trajnuar dhe azhornuar profesionalisht përmes një stazhi teoriko-praktik me kohëzgjatje prej dy muajsh panë laboratorit të analizave të Spitalit Privat Salus të Triestes (Itali).

Laboratori i Analizave kryen shërbime në degët:

Informacione të rëndësishme për Laboratorin e Analizave

Laboratori i Analizave kryen shërbime në degët:

  • Kimike-klinike
  • Hematologji
  • Koagulim
  • Sierologji
  • Bakteriologji
  • Markuesit tumoralë
  • Markuesit e hepatitit
  • Dozime hormonale
  • Dozime medikamentesh
  • Toksikologji/dozimi i drogave
  • Biologji molekulare
  • Gazometri

Mënyra e marrjes së kampionëve

  • Analizat e gjakut

Në shumicën e rasteve analizat laboratorike të gjakut, me qëllim diagnostikues, janë të kryera mbi pacientë në kushte bazale, d.m.th herët në mëngjes pas zgjimit, esëll prej 8-12 orësh. Gjatë kësaj periudhe është e mundur të pihet vetëm pak ujë.

  • Analizat e urinës

Për analizat standarde mjafton të mbledhim një kampion të urinës së mëngjesit në një enë e cila mund të merret falas në laborator ose të blihet në farmaci. Kampioni duhet të dorëzohet në laborator brënda 2 orësh.

  • Analizat e urinës së 24 orëve

Është e nevojshme të pajiseni më një enë me volum të mjaftueshëm, e cila mund të tërhiqet falas në laborator ose të blihet në farmaci. Veproni si më poshtë:

  • Në mëngjes, në orarin e fillimit të procedurës, boshatisni plotësisht fshikëzën duke eleminuar urinën e prodhuar
  • Nga ky moment e në vijim, mblidhni të gjithë urinën që do prodhohet në 24 orët e ardhshme duke përfshirë dhe atë të orës përfundimtare të procedurës
  • Ena duhet të ruhet e mbyllur mirë në një vend të freskët

Në rastin e analizave të veçanta mund të jetë e nevojshme shtimi i disa konservantëve që do bëhet nga personeli i laboratorit.

  • Citologji urinare (qelizat në urinë)

Duhet të mblidhet kampjoni i dytë i urinës sipas mënyrës së mëposhtme:

  • Në mëngjes , në orarin e fillimit të proçedurës, boshatisni plotësisht fshikzën duke derdhur urinën e prodhuar
  • Brënda 2 orësh mblidhni të paktën 50 mL urinë në enën e posaçme me grykë të gjerë.
  • Ena mund të tërhiqet falas në laborator ose të blihet në farmaci.

Ena duhet të sillet në laborator brënda 2 orësh. Për një analizë citologjike të saktë, analiza duhet të përsëritet në tre kampjone të marra në të njëjtën mënyrë në ditë të ndryshme dhe të dorëzuara çdo herë.

  • Urinokultura

Ena duhet të jetë sterile: mund të tërhiqet falas në laborator ose të blihet në farmaci. Duhet të mblidhet një kampion i “urinës së dytë të mëngjesit’’ sipas udhwzimeve të mëposhtme:

  • Bëni një pastrim të kujdesshëm të zonës lokale
  • Derdhni urinën e parë që del
  • Mblidhni urinën e dytë direkt në enë duke patur kujdes të mos i prekni muret e brenshme dhe duke mos mbledhur urinën e fundit
  • Mbyllni enën mirë dhe dorëzojeni sa më shpejt të mundni.

Analiza nuk është e këshilluar të bëhet nëse jeni duke marrë terapi me antibiotikë. Tek tw sapolindurit urina mund të mblidhet me qese me ngjitës. Pasi të lani me kujdes gjenitalet e jashtme me ujë dhe sapun, shpëlajini dhe thajini, hapni qesen duke u munduar të mos prekni pjesën e brëndshme, puthiteni qesen me lëkurën, mblidhni urinën dhe vendosni qesen në pozicion vertical në një enë me gojë të gjërë.

  • Tamponi vaginal dhe cervikal

Pacientet nuk duhet të jenë në periudhën e menstruacioneve dhe nuk duhet të kenë bërë lavazhe vaginale në 24 orët e fundit dhe duhet të kenë përfunduar një terapi të mundshme me antibiotikë prej të paktën 7 ditësh.

  • Tamponi uretral

Pacienti nuk duhet të ketë urinuar prej të paktën 2 orësh. Duhet të përdoren tampon sterilë me majë të hollë të cilët futen në uretrë 2 centimetra duke e rrotulluar disa herë për të marrë material.

  • Ekspetorati

Ena duhet të jetë sterile : mund të merret falas në laborator ose të blihet në farmaci. Pacienti duhet të jetë esëll dhe të ketë bwrw lavazhe tw gojws me gargara me ujë steril. Ekspetorati duhet të mblidhet vetwm nëpërmjet një të kolliture, pasi duhet të vijë nga rrugët ajrore të poshtme dhe nuk duhet të jetë i ndotur nga pështyma.

  • Kultura e lëngut seminal

Materiali duhet të mblidhet në një enë sterile, duhet mbyllur mirë me tapë dhe duhet dorëzuar në laborator sa mw shpejt të jetë e mundur.

  • Spermiograma

Analiza duhet të bëhet pas 3-5 ditësh pa kryer raporte seksuale; materiali, I mbledhur në një enë sterile, duhet të dorëzohet në laborator brënda 20 minutash nga mbledhja e tij duke u kujdesur qe të ruhet gjithmonë në temperaturën e trupit.

  • Koprokultura

Ena duhet të jetë sterile: mund të merret falas në laborator ose të blihet në farmaci. Duhet të mblidhet një kampion feçe i pa ndotur nga urina në një enë të mbyllur mirë me tapë.

  • Analizat e feceve dhe kërkimi i gjakut në feçe

Për analizat kimike të feceve duhet të mblidhet një sasi e vogël feçesh të pa ndotura nga urina dhe të vendosen në një enë të pastër (gjenden enë me lugë të vogël) e cila mund të merret në laborator ose të blihet në farmaci. Për kërkimin e gjakut në feçe nuk është e nevojshme të ndiqet asnjë dietë sepse testi është specifik për kërkimin e hemoglobinës humane: duhet shmangur periudha me gjakderdhje nga mishrat e gojës (gengivat), hemorroidet dhe periudha e menstruacioneve. Është gjithashtu i pakwshillueshwm përdorimi i laksativëve.

  • Skotch test për osiuriazwn (krimbat e bardhw)

Duke përdorur një spatul gjuhe me ekstremitetin e veshur me shirit ngjitës (skotch) ku pjesa ngjitëse është e vendosur nga jashtë, prekni në nivelin e vrimës anale. Merrni ngjitësin (skotch) dhe ngjiteni në një xham mikroskopi.

  • Kurba e glicemisë

Pacienti duhet të paraqitet në laborator për analizën në kushte bazale. Gjatë gjithë kohëzgjatjes së testit pacienti nuk duhet të hajë apo të pijë duhan dhe duhet të qwndrojw në gjendje pushimi për tw shmangur konsumimin e paduhur të sheqernave qe mund të na japin një rezultat fals.

  • Glicemia pas vaktit (2 orë pas buke)

Pacienti duhet të konsumojë një vakt sipas mënyrës së zakonshme ditën e caktuar pwr testin. Marrja e kampionit bëhet ekzaktësisht 2 orë pas vaktit.

  • Intoleranca ushqimore (Prime test)

Pacienti duhet të ndalojë marrjen e barnave kortizonikë ose antialergjikë në ditët përpara kryerjes së testit. Duhet gjithashtu të shmangw gjëndjet inflamatore (gripi, ftohja,…) në ditët përpara testit.

  • Aldosteroni dhe renina në pozicionin e shtrirë në shpinë

Pacienti duhet të qwndrojw i shtrirë në gjendje pushimi për të paktën 30 minuta përpara se të merret kampioni i gjakut.

Mjekët

+355 4 2390500

NA TELEFONONI

← Lajme     Shërbime →