“Të përkushtuar ndaj shëndetit tuaj”

— SALUS

Shërbimi i Kirurgjisë së Përgjithshme

Njësia Operative e Kirurgjisë së Përgjithshme është një strukturë në gjendje t’i ofrojë pacientit një procedurë të plotë që nis me vizitën e thjeshtë diagnostikuese për trajtimin e mundshëm kirurgjikal e shkon deri nëqëndrimin shtruar pas operacionit. Ndërhyrjet kirurgjikale kryhen me teknika tradicionale apo mini-invazive, gjithnjë në respektim të plotë të pacientit dhe kur është e mundur duke u dhënë përparësi teknikave dhe metodikave që bëjnë të mundur një qëndrim të shkurtër në spital, një rikthim të shpejtë nëjetën e mëparshme, një rezultat më të mirë estetik dhe dhimbje më tëpakta postoperatore. Struktura ka pajisje dhe aparatura në avangardë për kirurgjinë laparoskopike.
Disa lloje ndërhyrjesh, tejet të specializuara, kryhen në bashkëpunim me Ndërmarrjen Spitalore Universitare të Veronës (Itali).

Teknikat e përdorura nga kirurgët tanë janë në avangardë falë edhe kualifikimit të vazhduar të mjekëve të cilët marrin vazhdimisht pjesë, si pjesëmarrës apo si relatorë, në kurse dhe kongrese ndërkombëtare.

Patologjitё qё i pёrkasin kirurgjisё:

Informacione të rëndësishme për Kirurgjinë e Përgjithshme

KIRURGJIA ONKOLOGJIKE

  • Tumor malinj i ezofagut
  • Tumor malinj i kardiasit dhe i stomakut
  • Tumor malinj i zorrës së hollë, i zorrës së trashë dhe i rektusit
  • Tumor malinj i mëlçisë
  • Tumor malinj i pankreasit
  • Tumor malinj i gjirit(me aplikacion të mundshëm proteze)

Ndër metodat e përdorura, sidomos për tumoret e zorrës së trashë, një vend të rëndësishëm zënëterapitë laparoskopike.

Njësia Operative e Kirurgjisë së Përgjithshme bashkëpunon me Njësinë Operative të Mjekësisë së Përgjithshme për kimioterapinëparaprake dhe/ose pas ndërhyrjes kirurgjikale për patologji tumorale duke përdorurprotokollet terapeutike ndërkombëtare më të përparuara dhe nën mbikëqyrjen e onkologëve italianë.

KIRURGJI ABDOMINALE

  • Kolecistektomi
  • Apendicektomi
  • Patologji infiamatore dhe degjenerative tëaparatit tretës (ezofag, stomak, zorrë e hollë)
  • Patologji beninje hepato-pankreatike (pankreatite, tumore beninje të mëlçisë, etj.,)
  • Patologji të gjëndrave mbiveshkore

Ndër metodat e përdorura, sidomos për kolecistet, një vend të rëndësishëm zënëteknikat laparoskopike.

KIRURGJIA E PARETIT ABDOMINAL

  • Herniee paretit abdominal
  • Laparocel

Kirurgjia e hernies inguinale dhe krurale(apo dhjamthi siç njihet ndryshe) bëhet zakonisht meDay Surgery (apo ndërhyrje brenda ditës).

KIRURGJIA E TIROIDES

  • Heqje e pjesshme apo subtotale e tiroides (hemitiroidektomi )
  • Heqje plotë apo totale e tiroides (tiroidektomi totale)

KIRURGJI FLEBOLOGJIKE

  • Varice të gjymtyrëve të poshtme (safenektomi)

Kirurgjia e variceve të gjymtyrëve të poshtme zakonisht kryhet me teknikë lazer.

KIRURGJIA PROKTOLOGJIKE

  • Hemorroidektomi
  • Fistula dhe fisura anale

Kirurgjia proktologjike mbështetet në gjithë teknikat më moderne kirurgjikale që përdoren aktualisht (hemorroidektomi e thjeshtë, teknika Longo, dearterializim me sondë dopleri).

KIRURGJIA MINORE

  • Ndërhyrje kirurgjikale me anestezi lokale për heqje të: lipomave, cisteve sebace apo dhjamore, hidradeniteve, biopsi linfonodale sipërfaqësore.
  • Heqje e noduseve të gjirit

Mjekët

Përgjegjës: Dr. Sebastiano Lacitignola

Mjek të tjerë: Dr. Bledar Kola, Dr. Enton Bolano.

← Lajme     Shërbime →