“Të përkushtuar ndaj shëndetit tuaj”

— SALUS

Shërbimi i Kardiologjisë

Aktiviteti i shërbimit të kardiologjisë është drejtuar drejt trajtimit jo invaziv të patologjive kardiovaskulare, si ato kongjenitale edhe ato të fituara. Ky trajtim githashtu shërben në ndjekjen e pacientëve kardiopatë sipas protokolleve standarde për secilën patologie.

Shërbimi përfshin aktivitete konsulence të integruara me problematikat kardiologjike të reparteve të tjera operative të klinkës.

Përveç vizitës kardiologjike, struktura jonë ofron:

  1. elektokardiograma
  2. elektokardiograma dinamike sipas Holter
  3. ekokardiograma (M-mode, 2D, Doppler, Color Doppler, Tissue Doppler)
  4. elektrokardiograma e sforcimit

Informacione të rëndësishme për Kardiologjinë

ELEKTROKARDIOGRAMA

Elektrokardiograma (EKG) ёshtё ekzaminimi mё i thjeshtё dhe mё i shpeshtë instrumental, kardiologjik qё konsiston nё zbulimin dhe transkriptimin e grafikut qё formohet nga impulset elektrike tё emetuara nga zemra. Valёt e regjistruara mbi letër apo tё vizualizuara nё monitor, i korrespondojnё momenteve tё ndryshme tё aktivitetit kardiak (pra, tё kontraktimit dhe tё dilatimit tё muskulaturёs sё zemrës).

EKG ёshtё njё ekzaminim qё ofron njё sёrë informacionesh pёr sa i pёrket shёndetit tё zemrës: pra, nёpёrmjet njё EKG-je mund të vlerësohet frekuenca kardiake dhe rregullsia e saj, prezenca e zmadhimit tё zemrës apo tё ndonjё pjese tё saj, shfaqja e shenjave të dhembjes, nivele të ulta ose të larta në gjak të substancave fondamentale për pёr organizmin jetёsor, origjina e shqetёsimeve si palpitacionet apo humbje e vetëdijes.

Por përdorimi i kёtij ekzaminimi tё thjeshtë shkon mё tej, sepse studimi i mёnyrёs nё tё cilën stimuli elektrik ёshtё prodhuar, mund tё japë informacione shtesё dhe jo mё pak tё rёndёsishme.

ELEKTROKARDIOGRAMA DINAMIKE (Holter)

Ky ekzaminim konsiston nё regjistrim afatgjatё tё elektrokardiogramёs normale. Por, nё ndryshim nga kjo e fundit, traseja e EKG-sё regjistron memorien elektrike qё mё pas lexohet dhe pёrpunohet nga njё kompjuter dhe rishikohet nga mjeku.

Regjistruesi Holter lidhet nёpёrmjet kabllove pёr elektrokardiogramën e pacientit. Duke qёnё se ёshtё i vogël (ka një madhёsi qё mund tё krahasohet me atë të njё telefoni celular) ai mund tё mbahet nga vetё pacienti gjatё aktivitetit tё pёrditshёm. Pajisja aplikohet ambulatorisht dhe regjistrimi zgjat 24 orё, gjatë të cilave pacientit i kёrkohet tё kryejë aktivitetin e tij tё pёrditshёm dhe tё plotёsojë njё ditar ku pёrshkruan aktivitete tё ndryshme qё ai kryen gjatё këtyre orёve, me simptomat e ndryshme paralajmёruese. Kjo lejon qё tё bёhet lidhja me modifikimet e mundshme të trasesё sё elektrokardiogramёs me shqetёsimet e ndjera ose me aktivitetin e kryer.

Elektrokardiograma Holter ёshtё e përshtatshme sidomos nё individualizimin e aritmive kardiake dhe të shqetёsimeve tё pёrçueshmёrisë. Kjo na lejon të bëjmë lidhjen ndërmjet modifikimeve të ndryshme të trasesë elektrografike me shqetësimet e ndjera dhe aktivitetet e zhvilluara.

EKOKARDIOGRAMA NЁ QETЁSI

Ekokardiografia ёshtё njё metodё diagnostikuese qё lejon vizualizimin anatomik kardiak dhe qё na jep informacione tё rёndёsishme mbi funksionimin e zemrës. Pёr tё përftuar imazhe përdoret energjia e një fashe ultratingujsh. Kёta emetohen nёpёrmjet njё sonde e cila mbёshtetet mbi toraks e cila lёvizet nga mjeku. Valët reflektuese rikapen nga vetё sonda dhe dёrgohen tek ekografi qё pёrpunon sinjalin dhe i shfaq nё monitor imazhet e strukturës sё zemrës dhe tё lёvizjes sё saj. Evidentohen nё kёtё mёnyrё strukturat e ndryshme kardiake (ventrikujt, atriumet, valvulat, etj) dhe lёvizja e tyre gjatё aktivitetit kardiak.

Gjithashtu ёshtё e mundur tё studiohet fluksi i gjakut nё kavitetet kardiake dhe kalimi i gjakut nёpёrmjet valvulave me ekokardiografi dopler dhe kolor-dopler .

Ёshtё njё ekzaminim i pa dёmshёm , qё zgjat 30 min. Pacienti gjatё ekzaminimt ёshtё i vendosur nё pozicion gjysmë i ulur, nё anёn e majtё me krahun e majtё tё ngritur.

Njё pjese e madhe e patologjive kardiake evidentohen nё ekokardiografi, sidomos patologjitё valvulave, kardiomiopatitё e etiologjive tё ndryshme dhe kardiopatitë ishemike. I pazёvёndёsueshёm ёshtё kontributi diagnostikues qё mund tё pёrfitohet nё kardiopatitë kongjenitale si tek fёmijёt ashtu edhe tek tё rriturit. Mund tё japë gjithashtu indikime të qarta pёr trajtimin e pacientit dhe tё propozojë ekazminime tё mё tejshme diagnostikuese.

Kjo metodё ka disa kufinj (pёrfitimin e imazheve jo optimale) tek pёrsonat obezë apo tek pacientёt me sёmundje pulmonare me enfizemё.

TESTI KARDIOVASKULAR NЁ SFORCO

Me elektrokardiogramё gjatё sforcimit kuptojmё regjistrimin e njё elektrokardiograme gjatё zhvillimit tё njё aktiviteti fizik. Normalisht kryhet mbi njё tapet rrotullues. Sforcimi rritet dalë ngadalё nëpërmjet shtimit konstant të ritmit të punës, shtimit të pedalini dhe të qarkullimit të tapetit. Gjatё ekzaminimit, aktiviteti kardiak mbahet nёn kontroll tё pa ndёrprerё nёpёrmjet monitorit. Gjithashtu gjatё punёs evidentohet edhe presioni arterioz.

Gjatё ekzaminimit vёmendje e veçantё i kushtohet edhe simptomave qё mund tё shfaqë pacienti dhe lidhjes së tyre me ndryshimin e mndshëm të elektrokardiogramёs. Prova ekzaminuese zgjat rreth 30-45 min. dhe praktikohet nё ambulatorë të cilët janë të pajisur pёr tё pёrballuar komplikacione të papritura qё mund të shfaqen gjatё sforcimit.

Ekzaminimi mund tё ndёrpritet nё çdo moment nga mjeku (ekzistojnё kritere klinike dhe pajisje arresti tё standardizuara) por edhe nga vetё pacienti.

Nё krahasim me EKG-nё normale bazё, kjo metodё ofron mё tepёr informacion pasi e detyron zemrën tё rrisë aktivitetin e punёs dhe lejon nё kёtё mёnyrё evidentimin e patologjive qё nuk shfaqen nё gjёndjё qetёsie.

Sёmundjet e zemrës qё diagnostikohen nga ky ekzaminim janё kardiopatia ishemike, nё mёnyrё tё veçantё angina pektoris dhe studion aftёsitë funksionale tё sistemit kardiovaskular sidomos tek pacientë me infarkt tё miokardit pas episodit akut.

Mjekët

+355 4 2390500

NA TELEFONONI

← Lajme     Shërbime →