“Të përkushtuar ndaj shëndetit tuaj”

— SALUS

Shërbimi i Gjinekologjisë

Njësia Operative e Gjinekologjisëështë një strukturë në gjendje t’u ofrojë Pacientëve një proces të plotë që nis nga diagnostikimi në rastin e një trajtimi të mundshëm kirurgjikal, deri në qëndrimin shtruar pas operacionit. Falë një stafi mjekësor të specializuar që prej disa dhjetëvjeçarësh merret me sëmundjet dhe kirurgjinë e sferës gjenitale femërore, Njësia kryeson në kurimin e patologjive tumorale të këtyre organeve, por edhe në kirurgjinë mini-invazive të aparatit gjenital femëror. Struktura zotëron pajisje dhe aparatura në avangardë për kirurgjinë laparoskopike.

Teknikat e përdorura nga kirurgët tanë janë në avangardë edhe falë kualifikimit të vazhduar të mjekëve që marrin pjesë, vazhdimisht, si dëgjues apo dhe relatorë, në kurse dhe kongrese ndërkombëtare.

Patologjitë e rëndësishme kanë të bëjnë me:

Informacione të rëndësishme për Gjinekologjinë

KIRURGJIA ONKOLOGJIKE

  • Tumor malinj i endometrit
  • Tumor malinj i miometrit
  • Tumor malinj i qafës së mitrës
  • Tumor malinj i vezores
  • Tumor malinj i vulvës
  • Tumormalinj i vaginës

Ndër metodat e përdorura një vend me rëndësi zënëteknika laparoskopike.

Njësia Operative e Gjinekologjisë bashkëpunon me Njësinë Operative të Mjekësisë së Brendshme për kimioterapinë paraprake dhe/ose pas ndërhyrjes kirurgjikale të patologjive tumorale duke përdorur protokollet terapeutike më të përparuara ndërkombëtare dhe nën mbikëqyrjen e onkologëve italianë.

KIRURGJIA E MITRËS APO UTERUSIT

  • Hiperplazi e endometrit
  • Polipet e endometrit
  • Gjakderdhje jo normale nëmitër para dhe pas menopauzës
  • Mioma dhe fibromatoza nëmitër
  • Adenomiozë
  • Malformacione në mitër

KIRURGJI E QAFËS SË MITRËS

  • Displazi e qafës së mitrës
  • Polipe të qafës së mitrës

KIRURGJI E VEZORES

  • Ciste të vezoreve

KIRURGJI E VULVËS DHE E VAGINËS

  • Ciste të vulvës
  • Lezione jo neoplastike të vulvës
  • Ciste dhe tumore beninje të vaginës
  • Prolaps gjenital me apo pa inkontinencë urinare

SHQETËSIME TË CIKLIT MENSTRUAL

  • Metrorragji
  • Menometrorragji
  • Dismenorre
  • Endometriozë
  • histerektomi totale ose subtotale me laparotomi
  • miomektomi (me laparotomi)

Mjekët

Përgjegjës: Dr. Roberto Rossi

Mjek të tjerë: Dr. Alojva Xhelilaj, Dr. Mirela Rista ,Dr. Florian Llabani,Dr. Gilberta Hatibi .

← Lajme     Shërbime →