“Të përkushtuar ndaj shëndetit tuaj”

— SALUS

Shërbimi i Gastroenterologjisë

Njësia Operative e Gastroenterologjisë merret me diagnostikimin dhe kurimin e patologjive të aparatit tretës. Sëmundjet e aparatit tretës, në tërësinë e tyre, zënë absolutisht vendin e parë si shkak për sëmurjen dhe shtrimin në spital të popullsisë në përgjithësi. Gjithashtu, pjesa më e madhe e tumoreve shfaqen pikërisht duke prekur aparatin tretës.Njësia Operative e Gastroenterologjisë merret me diagnostikimin dhe kurimin e patologjive të aparatit tretës. Sëmundjet e aparatit tretës, në tërësinë e tyre, zënë absolutisht vendin e parë si shkak për sëmurjen dhe shtrimin në spital të popullsisë në përgjithësi. Gjithashtu, pjesa më e madhe e tumoreve shfaqen pikërisht duke prekur aparatin tretës.
Pra gastroenterologjia është specialiteti qëtrajton problematikat e aparatit tretës në tërësinë e tyre, nën aspektet e shumta të studimit, parandalimit, asistencës, kurimit dhe riaftësimit

Teknikat e përdorura nga gastroenterologët tanë janë në avangardë edhe falë kualifikimit të vazhduar të mjekëve që marrin pjesë vazhdimisht, si dëgjues dhe relatorë, në kurse dhe kongrese ndërkombëtare.

Patologjitё qё mund tё trajtohen janё:

Informacione të rëndësishme për Gastroenterologjinë

Njësia Operative e Gastroenterologjisë, falë edhe lidhjes së ngushte me Njësinë Operative të Kirurgjisë së Përgjithshme, është një strukturë në gjendje t’i ofrojë pacientit një procedurë të plotë që fillon me diagnostikimin për trajtimin mjekësor apo kirurgjikal, deri tek qëndrimi i mundshëm shtruar pas operacionit. Lidhja me laboratorë të kualifikuar italianë dhe, në raste klinike më të veçanta dhe të rralla, me Qendra të superspecializuara italiane, bën të mundur menaxhimin e plotë dhe optimal të patologjisë gastroenterologjike.

Teknikat e përdorura nga gastroenterologët tanë janë në avangardë edhe falë kualifikimit të vazhduar të mjekëve që marrin pjesë vazhdimisht, si dëgjues dhe relatorë, në kurse dhe kongrese ndërkombëtare.

PATOLOGJITË E TRAJTUARA

Patologjitë, të trajtuara si me shtrim ashtu dhe përmes shërbimeve ambulatoriale, kanë të bëjnë me:

Në pjesën më të madhe të ekzaminimeve endoskopike kryhen biopsi që më pas u dërgohen laboratorëve të kualifikuar italianë për kryerjen e ekzaminimit histologjik. Kryerja e endoskopive bëhet me qetësues të lehtë, duke qenë të vetëdijshëm apo me anestezi të thellë. Janë gjithashtu të disponueshme ekzaminime të ndryshme laboratorike ndër të cilat kërkimi i mikrobeve apo parazitëve, kërkimi dhe kontrolli për Helikobakter (që kryhet me teknika të ndryshme), studimi i celiakisë, kalprotektinësnë feçe, kërkimi i gjakut okult në feçe.

Njësia është e pajisur me video endoskopë të gjeneratës më të fundit si për traktin e Sipërm (gastroskopi) ashtu dhe për atë të poshtëm (kolonoskopi). Ata bëjnë të mundur një diagnostikim të shpejtë dhe shpesh edhe trajtimin e shumë prej sëmundjeve tretëse. Aty ku endoskopia nuk do ishte e mjaftueshme, bashkëpunimi i ngushtë me Njësinë e Kirurgjisë së përgjithshme bën të mundur plotësimin e trajtimit me teknika kirurgjikale, përgjithësisht mini invazive.

APARATI TRETËS

Sëmundjet e aparatit tretës

Sëmundjet e aparatit tretës diagnostikohen dhe trajtohen në bashkëpunim të ngushtë me Njësinë Operative të Kirurgjisë së përgjithshme duke përdorur gjerësisht teknikat endoskopike dhe laparoskopike mini invazive.

Trajtohen sëmundjet e:

  • ezofagut
    Ezofagu dhe hernia jaktale, sëmundje në rritje, diagnostikohen në rrugë endoskopike dhe trajtohen me terapi mjekësore dhe në një pakicë rastesh të përzgjedhura me terapi kirurgjikale laparoskopike në Njësinë e Kirurgjisë. Komplikacionet, për një pjesë të mirë të tyre, trajtohen në rrugë endoskopike: Barret, për shembull, ndiqet në kohë dhe, nëse është e nevojshme, trajtohet, ndërsa stenozat trajtohen me dilatim. Trajtohen me endoskop me lidhje apo sklerozë, kur kërkohet, varicet ezofageale (sëmundje që lidhet me cirrozën qëështë kaq e shpeshtë në Shqipëri). Në rast tumoresh mund të bëhet paliacion me dilatim, vendosje protezash, sklerozë neoplazish.
  • stomaku dhe duodeni

Një teknikë e dobishme në dispozicion është Gastrostomia endoskopike, që na mundëson të krijojmë, në rrugë endoskopike, një ndërmjetës (një tub i hollë) mes paretit abdominal dhe stomakut për të ushqyer artificialisht pacientët që nuk janë në gjendje tëgelltiten, sidomos për probleme neurologjike.

Në pacientë shumë obezë, në raste të përzgjedhura mund të aplikohet BIB: tullumbace intragastrike për ngopje. Edhe në stomak dhe duoden mund të bëhet paliacioni i neoplazive të paoperueshme me proteza apo teknika të tjera. Endoskopia bën të mundur një menaxhim të mirë të ulçerave (me kryerje të detyruar të biopsisë në rastin e ulcerave gastrike) dhe tëmarrëdhënies së tyre me Helikobakterin. Në të vërtetë, ulcerat që gati janë zhdukur në Itali, janë ende të pranishme në Shqipëri dhe duhet edhe të parandalohen, duke nisur sidomos nga çrrënjosja e Helikobakterit.

  • zorra e trashë dhe zorra e hollë

Në zorrën e trashë ka shumë për të bërë. Bëhet veçanërisht një punë e mirë parandaluese kundër kancerit, sidomos duke hequr polipet për të mos lejuar që ato të shndërrohen në tumore. Gastroenterologët që punojnë në Salus kanë ndjekur programin italian për parandalimin. Edhe në Shqipëri, ashtu si në Itali, gati në çdo 100 banorë, mesatarisht 6 sëmuren nga kanceri i kolonit apo zorrës së trashë. Për të shmangur këtë propozohet të bëhet kolonoskopia pas moshës 50 vjeç në mënyrë periodike apo të përdoren metoda të tjera të përcaktuara për parandalimin.

Kolonoskopitë do të bëhen në mënyrën më të mirë të mundshme nga operatorë ekspertë, në pjesën më të madhe të rasteve nën qetësues të fortë (anestezi e përgjithshme “e lehtë” me Propofol) që kryhet nga mjeku anestezist.

Praktikohen teknika në avangardë për heqjen e polipeve dhe tumoreve në fazë fillestare ekskluzivisht në rrugë endoskopike si mukosektomia dhe prerje submukoze (ESD). Specialistët tanë janë gjithashtu ekspertë në menaxhimin e sëmundjeve infiamatore kronike të zorrëve dhe të celiakisë, edhe duke përdorur medikamente të reja biologjike. Së fundi, ka teknika specifike që kërkojnë të trajtojnë infeksione të zorrëve që hasen shpesh në Shqipëri. Edhe në zorrë mund të bëhet terapia endoskopike e stenozave me dilatim dhe protezim.

Gjithashtu, falë teknologjisë që gjendet në Salus, mjekëve specialistë dhe të qenit në rrjet me struktura të kualifikuara italiane, mund të trajtohen më mirë edhe gjithë hemorragjitë digjestive dhe emergjenca të tjera endoskopike si gëlltitja e helmeve dhe trupave të jashtëm dhe patologji gastroenterologjike të rrallë dhe superspecialistike.

MËLÇIA

Është e njohur prania e gjerë në Shqipëri e hepatit viral kryesisht nga virusi B. Ështëzhvilluar një organizim për trajtimin e kësaj patologjie me medikamente që tashmë janë të disponueshëm dhe me të tjera të cilat parashikohet të hidhen në treg së shpejti.

PANKREASI DHE RRUGËT BILIARE

Mjekët tanë vijnë nga Qendra të specializuara në këtë patologji. Janë veçanërisht ekspertë në kryerjen e kolangiopankreatografisë retrograde në rrugë endoskopike (ERCP). Kjo teknikë, sidomos operative, bën të mundur zgjidhjen në rrugë endoskopike të shumë patologjive të rrugëve biliare dhe pankreasit që aktualisht në Shqipëri trajtohet si rregull me kirurgji të hapur.

Mjekët

Përgjegjës: Dr. Giovanni Di Matteo

Mjek të tjerë: Dr. Ermira Zikaj, Dr. Gent Kadiu.

← Lajme     Shërbime →