“Të përkushtuar ndaj shëndetit tuaj”

— SALUS

Shërbimi i Endokrinologjisë

Aktiviteti ambulatorial ёshtё projektuar pёr tё trajtuar sёmundjet endokrino-metabolike nёpёrmjet seksioneve tё endokrinologjisё, diabetologjisё dhe sёmundjeve metabolike dhe i dedikohet diagnoztikimit dhe trajtimit tё mbipeshёs , obezitetit dhe nё sёmundjet e tjera qё lidhen me kёto faktor.

Pacienti ndёrkohё ka mundёsin qё tё pёrfitojё nga konsulenca mjeksoredel personale nё lidhje me rezultatin e analizave laboratorike, tё hetimeve instrumentale dhe pёr konsultime tё tjera specialistike qё mund tё jenё tё nevojshme pёr vendosjen e njё diagnose sa mё tё saktё.

Patologjitё endokrine

Kryhen vizita specialistike:

    • Sёmundjet e tiroideve (hipotiroidizmi, hipertiroidizmi, struma e  thjeshtё nodular, neoplazi benine dhe malinje, tiroidit)
    • Sindroma hipoglicemike
    • Hipёrtensioni me origjinё endokrine (hiperaldosteroni primitiv, feokromocitoma, hipertensioni nga estrodiprogresteronet) me aspekt endokrin dhe terapi antihipertensive.
    • Sёmudjet hipofisare nё veçanti hiperprolaktinemia dhe prolaktinemia, morbo Cushing
    • Sёmundjet e mbiveshkores incidentaloma (masё e zbuluar nё mёnyrё rastёsore nёpёrmjet ekografisё, skanerit apo rezonancёs manjetike), neoplazi benine dhe malinje, sёmundje funksionale (hiperkortizoni endogjen dhe ekzogjen, sindroma dhe sёmundja e Cushing, hiperaldosteroni, feokromacitoma), insufiçencё e gjendrёs mbiveshkore.
    • Ndryshimi apo alterimi i metabolizmit kalçio-fosforik (hiperparatireoidismi, pseudohipoparatireoidismi, hiperkalçiuria)
    • Osteoporoza femёrore dhe mashkullore
    • Disfunksioni seksual mashkullor si: hipogonadismi, defiçitet androgjene qё janё tё lidhura me moshen, disfunksionet e ereksionit
    • Hirsutizmi dhe hiperandrogeni
    • Sindroma e ovaieve policistike

Diabeti melitus dhe sёmundjet metabolike, diagnoza dhe trajtimi i mbipeshёs, obesitetit dhe sёmundjet e tjera qё lidhen me kёta faktor

Diabeti melitus nё shprehjet e tij tё ndryshme dhe sёmundjet metabolike ( sindroma metabolike, dislipidemia, gotta,obeziteti, etj) janё ndёr sёmundjet ku frekuenca e tyre sa vjen e rritet me shpejtёsi.

Nё ambulator pacienti vjen pёr t’ju nёnshtruar nёvojave tё tij klinike si:

  • Vizitё mё mjekun specialist
  • Tё vlersojё peshen e tij trupore nёpёrmjet procedurave standarte.
  • Formulim skematik tё dietave personalizuese nё bazё tё patologjive qё shfaq (diabet, mbipeshё, obezitet, gotta, etj…)
  • Matja e kurbёs sё glukozёs ajo e shkurtёr dhe standarte me vlersim tё profilit tё insulinёs nё ambulator.
  • Bёhen teste stimuluese (p.sh. teste stimuluese me glukozё  me dozazh tё c-peptidike) me regjim shtrati.

Mjekët

+355 4 2390500

NA TELEFONONI

← Lajme     Shërbime →