4

Dr. Andrea Ederle

Specialiteti Gastroenterolog
Departamenti Gastroenterologjia
Vendndodhja Tiranë

Orari Punës

e Hënë 9:00 AM -6:00 PM
e Marte 9:00 AM -6:00 PM
e Mërkurë 9:00 AM -6:00 PM
e Enjte 9:00 AM -6:00 PM
e Premte 9:00 AM -6:00 PM

DR. ANDREA EDERLE

Përgjegjës i Njësisë Operative të Gastroenterologjisë
Studime dhe përvoja profesionale

Diplomohet në Mjekësi dhe Kirurgji në Universitetin e Padovës në vitin 1975 me pikë vlerësuese 110/110 dhe lavdërim.
Nga viti 1975 deri në 1980 mjek i përgjithshëm në Institutin e Klinikës Mjekësore të Universitetit të Veronës dhe asistent pranë Bristol Royal Infirmary në Universitetin e Bristolit, UK.
Drejtues Mjekësor i Spitalit për Gastroenterologjinë dhe Endoskopisë Digjestive që prej 32 vjetësh.
Drejtor (Shef) i Njësisë Operative Komplekse të Gastroenterologjisë dhe Endoskopisë Digjestive që prej 22 vjetësh dhe prej 7 vjetësh Drejtor i Departamentit të Mjekësisë së Përgjithshme në NJ.L.SH. 20 në Verona, Spitali Fra castoro.
Nga viti 2012 Përgjegjës i NJ.O. të Gastroenterologjisë në Salus.

Studime dhe përvoja profesionale

Studim dhe kërkim pranë Klinikës Mjekësore të Veronës dhe në Bristol Royal Infirmary Universiteti i Bristolit, UK.
Më shumë se 35.000 ekzaminime endoskopike, shumë prej tyre operativë me Kolanxhopankreatografi retrograde (ERCP) operative (më shumë se 2000).
Është shumë ekspert në përdorimin e P.E.G. (gastrostomi përmes endoskopisë). Është një prej ekspertëve në trajtimin endoskopik të okluzioneve intestinale. Ka pasur përvoja organizative të rëndësishme si psh. Koordinator Shëndetësor I NJ.L.SH., zëvendës Drejtor Shëndetësor për shumë vite, organizator i fushatës screening ndaj kancerit kolorektal dhe Ushqimin Artificial në Shtëpi në një NJ.L.SH. me 460.000 banorë. Përvojë në mësimdhënie në Shkollën e Infermierisë dhe në Shkollën e Specialitetit të Gastroenterologjisë dhe Endoskopisë Digjestive.
Komiteti i Redaksisë së Revistës së Gastroenterologjisë dhe Endoskopisë Digjestive dhe Revistës Spitali dhe territori.

Çmime dhe vlerësime
Anëtar në shumë këshilla, komisione dhe komitete të Shoqatave Shkencore, NJ.L.SH., Qarku e Ministrie. President i “Team Nutrizionale”, President i Shoqatës Italiane të Endoskopisë Digjestive dhe më pas i Shoqatës Italiane të Gastroenterologëve spitalorë të tri qarqeve. Themelues, Zëvendës President dhe President i Grupit Italian për Screening kolorektal, Koordinator Shëndetësor I NJ.L.SH., Profesor me kontratë në Universitetin e Veronës.
Shoqata profesionale
Nga fillimi i karrierës i regjistruar në Shoqatën Italiane të Endoskopisë Digjestive, në Shoqatën Italiane të Gastroenterologjisë dhe në Shoqatën Italiane të Gastroenterologëve Spitalorë.
Nga themelimi (në vitin 2004) është regjistruar në Grupin Italian për Screening kolorektal. Ka mbuluar detyra dhe veprimtari të shumta në këto fusha.
Botime
Më shumë se 220 ndër të cilat disa në revistat më të rëndësishme në rang botëror si GUT dhe Gastroenterology.