Salus është një strukturë spitalore private italo-shqiptare që ofron shërbime shëndetësore ambulatorike dhe shtrimi për sëmundje me karakter mjekësor, kirurgjikal dhe të specialitetit.

Shërbimet kryhen nga mjekë italianë apo nga mjekë shqiptarë të formuar në Itali, sipas standardeve klinike ndërkombëtare, duke përdorur teknikat operatore më të sofistikuara, që respektojnë pacientin dhe duke u mbështetur në pajisje dhe mjete gjithnjë në avangardë.

Në këtë mënyrë Salus i garanton pacientit një procedurë diagnostikimi të sigurt dhe kurat më efikase për çfarëdolloj patologjie të hasur.

Misioni

Salus merr përsipër të kurojë pacientët me shërbime shëndetësore të nivelit shumë të lartë, të cilat ofrohen gjithnjë me etikë dhe profesionalizëm.
Salus i garanton pacientit kurat më të mira të mundshme, duke përdorur teknologji të përparuara, mënyra diagnostikimi dhe kurimi në avangardë dhe duke ofruar një shërbim asistence të sjellshëm, profesional dhe në respektim të plotë të pacientit.

Veçanërisht, Spitali Salus:

1. kujdeset të ofrojë shërbime shëndetësore mjaft komplekse dhe efikase shkencërisht të provuara, duke zënë në këtë fushë vendin e një strukture ekselence në territorin shqiptar;

2. ofron shërbime shëndetësore që synojnë të garantojnë parandalimin, diagnostikimin dhe riaftësimin për sëmundje edhe të një kompleksiteti të ulët-mesatar, me një asistencë shumë të mirë;

3. përcakton dhe zhvillon veprimtari trajnuese për të ofruar shërbime gjithnjë e më cilësore për qytetarët dhe për të rivlerësuar aftësitë e bashkëpunëtorëve të vet;

4. ndihmon në  promovimin, ruajtjen dhe zhvillimin e gjendjes së shëndetit të popullsisë, edhe duke pasur bashkëpunime me spitale italiane të ekselencës dhe me struktura të tjera të pranishme në territor.

Vizioni

Salus lind nga vullneti për t’u ofruar qytetarëve shqiptarë shërbime shëndetësore të nivelit të lartë, siç ndodh zakonisht në vende të tjera evropiane.

Për të realizuar këtë ide, dr. Olti Peçini dhe Shtëpia e Kurimit Salus në Trieste themeluan shoqërinë Salus Sh.A. duke nisur të projektojnë, në përshtatje me kontekstin, këtë realitet të ri shëndetësor “italo-shqiptar”.

Vlerat

Kritere dhe Parime

Spitali Salus operon sipas këtyre kritereve dhe parimeve:

1. në qendër të çdo gjëje është njeriu, respekti ndaj dinjitetit njerëzor, barazia dhe etika profesionale;

2. cilësia  kliniko-asistenciale, përshtatshmëria e terapive, përfshirja dhe kualifikimi i vazhduar i burimeve njerëzore, që përftohen përmes programeve të përhershme të trajnimit dhe azhurnimit, që synojnë përmirësimin e sistemit të spitalit;

3. kërkim i vazhduar për mundësi e mënyra novatore të të asistuarit si në aspektin teknologjik, ashtu dhe në atë organizativ;

4. pjesëmarrje e informuar e pacientit në terapi e përkujdesje, të cilat përshkruhen paraprakisht në mënyrë të qartë e të kuptueshme, pranohen dhe nënshkruhen me pëlqimin e informuar;

5. pjesëmarrje e qytetarëve përmes garantimit të së drejtës për informim në lidhje me veprimtaritë e Spitalit dhe vlerësimit të cilësisë së shërbimeve (Zyra e Marrëdhënieve me Publikun – Karta e Shërbimeve – programi i Customer Satisfaction).

6. konfidencialitet maksimal për të dhënat personale të përdoruesve;

7. qartësi dhe transparencë në tarifat e shërbimeve, të cilat bëhen të ditura përpara se të kryhen shërbimet dhe nuk pësojnë ndryshime.

Dy fjalë nga Presidenti

Spitali Salus në Tiranë lind nga një ide ambicioze. Mendonim të realizonim një projekt të rëndësishëm, i tillë që të linte një gjurmë në kohë dhe mbi të gjitha të mund të përmirësonte jetën e njerëzve. Kishim mbi supe aftësi të mira në fushën e shëndetësisë dhe atë të menaxhimit, mund të mbështeteshim në përvojën e më shumë se pesëdhjetë viteve në një strukturë ekselence, ku shumë prej nesh janë rritur profesionalisht dhe ku ende disa prej nesh punojnë sot, në Trieste. E dinim se këtu kishim ndërtuar një markë prestigjioze, SALUS, që me kalimin e kohës diti të fitojë besimin e shumë njerëzve që vijnë tek ne për të marrë shërbime mjekësore cilësore. U bashkuam këtyre sigurive dëshirën për të sjellë në Shqipëri përkujdesjet më të mira mjekësore, për t’i bërë ato të arritshme për gjithë popullsinë. Në të vërtetë ishte një ëndërr, por ne deshëm të provonim ta realizonim atë. Në këtë rrugëtim, tre janë fjalët kyç që na kanë udhëhequr: profesionalizëm, cilësi, etikë.

Në vetëm dy vjet ne ndërtuam një spital të madh, mikpritës dhe teknologjikisht në avangardë dhe në më pak se një vit veprimtari kuptuam se vizioni ynë ishte ai i duhuri. Arritëm të interpretojmë një nevojë për shëndet gjithnjë e më të madhe, duke i ofruar popullsisë shqiptare një përgjigje të sigurt dhe të arritshme. Tek ne do të gjeni shërbime të një niveli tejet të lartë dhe të sprovuar, sipas standardeve cilësore evropiane. Do të gjeni mjekë italianë dhe shqiptarë të formuar në Itali, që do t’ju mikpresin për t’u kujdesur për shëndetin tuaj me teknika dhe teknologji të përparuara, të shtyrë sidomos nga një etikë profesionale dhe shumë e fortë. Mendojmë se mund të ofrojmë më të mirën për parandalimin, diagnostikimin dhe kurimin.

Në Kartën e Shërbimeve do të gjeni të gjitha informacionet e dobishme për t’iu qasur strukturës sonë. Por kjo kartë nuk kërkon të jetë një botim thjesht informues, sesa një angazhim i mirëfilltë me qytetarin, një pakt që bazohet në rregulla të qarta dhe mbi transparencën e punës sonë. Pra këtu nuk do të gjeni vetëm listën e gjithë shërbimeve tona, por mbi të gjitha do të gjeni rregullat që qëndrojnë në themel të punës sonë dhe gjithë mekanizmat e garancisë që u ofrojmë përdoruesve tanë.

Sepse, e themi gjithnjë, Salus i është përkushtuar shëndetit tuaj.

(Dr. Franco Stock)