Inaugurimi i spitalit të ri Salus në Tiranë

Dita e shumëpritur erdhi!

Pas një viti pune intensive, inauguruam më në fund Spitalin tonë të ri, një strukturë avanguarde, e rrethuar nga gjelbërimi, e cila shtrihet në një sipërfaqe prej 10.000 m2, me 90 shtretër, 3 salla operatore, Shërbime Radiologjike dhe Laboratorike dhe shumë specialitete të tjera mjeksore – kirurgjikale.

Ofrojmë shërbime shëndetsore të nivelit të lartë falë mjekëve tanë italianë, që prej vitesh punojnë duke përdorur praktikat më të avancuara dhe me pajisje teknologjike të gjeneratës së fundit.

Spitali ynë në fakt lind me idenë për të futur në Shqipëri standardet mjekësore evropiane, mbi të gjitha falë sinergjisë me Spitalin Salus të Triestes dhe me ata që punojnë aty.

Në strukturën tonë keni akses të lirë në çdo moment në regjim shtrimi (të zakonshëm ose day-hospital) ose ambulatorik me sigurinë e plotë që do të ofrohen kurat më të mira.

Në ceremoninë e inaugurimit, përveç Kryeministrit Shqiptar Z. Sali Berisha dhe ministrit të shëndetsisë Z. Petrit Vesili, ishin të pranishëm Presidenti i Rajonit të Friuli Venezia Giulia Z. Renzo Tondo, ambasadori italian në Shqipëri Z. Massimo Gaiani.