Otorinolaringologjia

I konsideruar si çelësi i suksesit të spitalit, Reparti operativ i Otorinolaringologjisë është një strukturë e cila i ofron pacientit një proçedurё të plotë që nis nga diagnoza në trajtimin e mundshëm kirurgjik, deri në ndjekjen postoperatore. Fal një stafi mjeksor të specializuar që mërret prej dekadash me patologji dhe kirurgji të zonës së kokës dhe qafës, ky repart dallon në kurimin e patologjive tumorale të këtyre zonave, por edhe të kirurgjisë mini invazive endoskopike nazosinuzale për kurimin e sinozitit dhe të vështirësive respiratore nazale, në kirurgjinë estetike nazale dhe aurikolare, në kirurgjinë e gjendrave të pështymës dhe të tiroides.

Teknikat e përdorura nga kirurgët tanë janë avanguarde falë edhe azhornimit të mjekëve, të cilёt marrin pjesë shpesh në kurse dhe kongrese ndërkombëtare, si në cilësinë e pjesmarrëve ashtu edhe nё atë tё relatorëve.

Veçanërisht:

Sektorin Onkologjik në Repartin tonë Operativ kryhen ndërhyrje të laringut total dhe parcial, tiroidektomi, sialadenoktomi  me zbrazjen e zinxhirëve funksionalë, perfshirë dhe nyjet linfatike.

Kirurgjinë Videoendoskopike  kryhen ndërhyrje funksionale në hundë dhe në sinuset etmoidale, mashelare, frontale dhe sfenoidale. Në bashkepunim me Okulistët, kryhen gjithashtu, në rrugë endoskopike endonazale, ndërhyrje të zhbllokimit të rrugëve lakrimale.

Mikrokirurgjia jonë e Veshit të Mesëm dhe Mastoidit, përveçse trajton patologjitë kronike të zonës, ofron mundësinë e rekuperimit funksional për ata që janë të prekur nga hipoakuzi invalidante, përmes ndërhyrjeve rikonstruktive të mëmbranës timpanike dhe të zinxhirit oksikular.

Për sa i përket Sektorit Estetik,  eksperienca e veçantë e kirurgëve tanë lejon korrigjimin e të gjitha deformimeve të hundës, edhe ato me komplekset, me rezultate që i përgjigjen si pritshmërive estetike ashtu edhe nevojave funksionale të pacientit. Kryhen gjithashtu korrigjime të padiljonit aurikolar.

Instrumentat të cilët disponojmë i përgjigjen kritereve të teknologjisë më moderne, konform standardeve evropiane.

Kthehu sipër

Mjeket

Na kontaktoni per nje rezervim

Telefon +355 4 2390500 Fax +355 4 2390501 Mobile +355 662053180 E-mail info@salus.al


Evente të ardhshëm


Otofon